Fun & Video

Pamje të frikshme/ Rikthehet frika, njerëzit shemben përtokë në mes të rrugës nga virusi (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 29 May 2020

Disa pamje tepër të frikshme, të publikuara nga “Daily Mail” tregojnë njerëzit e sëmurë që po shemben nëpër rrugë nëpër Iran, midis akuzave se pandemia e koronavirusit të vendit filloi në ambasadën kineze në Teheran tre javë para se të shpallej rasti i parë zyrtar.

Në njërën nga pamjet, një burrë bie teksa shihet duke u kollitur.

Në një tjetër, një grua shtrihet përballë në dyshemenë e një stacioni metro ndërsa kalimtarët mundohen ta ndihmojnë.

-Advertisement-

Pamjet vijnë ndërsa rritet mosbesimi ndaj mbulimit të pretenduar të qeverisë iraniane të pandemisë, me frikën se numri i të vdekurve mund të jetë pesë herë më i lartë se sa raportohej.

Regjistrimet e dorëzuara në “Daily Mail Online” tregojnë se tre punonjës iranianë të ambasadës kineze në Teheran u shtruan në spital me simptoma të dyshuara me COVID-19 më 28 janar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera