Lajme

Pamje të bandave në Veri duke i sulmuar gazetarët

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 16 June 2023

Ekipet e mediave sot janë sulmuar nga bandat në Leposaviq derisa po raportonin nga atje.

Dukagjini ka publikuar një video ku shihen gazetarët duke vrapuar duke tentuar t’i ikin sulmit të bandave derisa u drejtuan kah ushtarët e KFOR-it. Por, këta të fundit nuk u panë të reagonin.

Pak më parë RTK publikoi një video ku shihej duke u goditur brutalisht një kameraman i këtij televizioni.

-Advertisement-

Për këtë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagoi, duke dënuar dhunën dhe kërkoi që me urgjencë Policia e Kosovës dhe prezenca ndërkombëtare t’iu ofrojë siguri atyre për të raportuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera