Fun & Video

Pamje: Reagimi epik i foshnjës, kur shijon picë për herë të parë

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 27 December 2021

Në internet është publikuar reagimi interesant i një foshnje, e cila e shijon picën për herë të parë. Në bazë të shprehjes së fytyrës, duket se vajzës së vogël pica i pëlqeu shumë.

Vajza që shihet në video quhet Sally. Videoja është incizuar në shtëpinë e familjes së saj në Connecticut të ShBA-së dhe është publikuar në rrjete sociale të mërkurën, më 22 dhjetor.

Fillimisht, vajzat duket se nuk po ndihej rehat në ulësen e posaçme për moshën e saj përderisa po e priste darkën. Nëna e saj, Steph Kimball, dëgjohet duke e pyetur: “A do pak picë?”. Vogëlushja kthehet dhe e shijon picën.
Pasi e shijon picën, vajza duket se përjeton kënaqësi, sepse i shihet një shprehje euforike në fytyrë, që e bën nënën e saj të qeshë fort, shkruan Daily Mail.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera