Rozë

PAMJE/ Pique dhe e dashura e tij dëbohen nga restoranti në Barcelonë, pronari fans i Shakirës

Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 22 February 2023

Ndarrja e Gerard Piques me Shakirën dhe lidhja e tij me Clara Chian muajt e fundit ka qenë kryefjale e mediave botërore.

Pikërisht kur u duk se ujërat ishin qetësuar pas këngës së publikuar nga Shakira për ish-in e saj, Pique dhe Clara Chia janë kthyer sërish në lajme.

Një video është publikuar në TikTok, në të cilën ish-lojtari dhe e dashura e tij dyshohet se janë dëbuar nga një restorant japonez në Barcelonë.

-Advertisement-

Dhe gjëja më tronditëse do të kishte qenë arsyeja: me sa duket pronari ishte një fans i Shakiras dhe kur çifti hyri në restorant, kamerieri nuk pranoi t’i shërbente.

Thuhet se Clara Chia është mërzitur shumë kur doli nga restoranti. Në video shihen të dy duke u futur në makinë dhe disa përdorues të rrjeteve sociale pretendojnë se arsyeja e dëbimit ishte se pronari ishte një fans i këngëtares kolumbiane.

Në video është e vërtetë që Clara duket e mërzitur para se të hipte në makinë dhe kjo i ka lënë të lirë edhe këtij opsioni. Pique qëndron pas saj në çdo moment dhe më pas ndahen për të hipur në makinë.

/Gazeta Express

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy