Sport

PAMJE: Përleshje mes tifozëve shqiptarë me ata polakë

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 12 October 2021

Në prag të ndeshjes ndaj Polonisë, ultrasit e Prishtinës janë përplasur me ata polakë.

Megjithatë sherri ka zgjatur pak pasi policia ka ndërhyrë në kohë duke shpërndarë tifozët, raporton abcnews.

Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi do të presë Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje direkte për vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit Katar 2022 dhe një fitore do të na afronte ndjeshëm me objektivin.

Në impiantin modern kuqezi do të ketë vend për rreth 22 mijë tifozë, aq sa është edhe kapaciteti maksimal i tij dhe do të mbështesin ekipin në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori, pasi Shqipëria ka shanse reale të shkojë në Botëror.

Të tjera