Lajme

PAMJE/ Për të hyrë mbrëmë në “Sunny Hill” qytetarëve iu duhej të kalonin nëpër mbeturina

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 05 August 2022

Mijëra qytetarë nga Kosova e vende të tjera mbrëmë u mblodhën në parkun e Gërmisë për të ndjekur Festivalin “Sunny Hill”, shkruan Gazeta Infokus.

Në natën e parë të këtij festivali do të performinin artistë të ndryshëm të skenës muzikore shqiptare.

Mirëpo, e veçanta e kësaj nate ishte perfomanca e artistes kosovare më famë botërore, Dua Lipa.

-Advertisement-

Por, për të ndjekur përformancën e yllit botëror, si duket qytetarëve iu duhej të kalonin nëpër mbeturinat e hedhura kudo.

Në disa pamje të siguruara nga Gazeta Infokus, shihet gjendja mjeruese me mbeturina në një pjesë të parkut të Gërmisë.

Më poshtë mund të shihni pamjet:

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera