Lajme

PAMJE/ Njësia Speciale vendoset në pikën kufitare në Bërnjak

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 26 April 2022

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën, 26 prill, se në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar me armë zjarri një njësi patrulluese kufitare e saj në Zupçe të Zubin Potokut.

Sipas saj, përveç dëmeve materiale në automjet, nuk ka raportime për zyrtarë policorë të lënduar.

Komunat në veri të Kosovës, si Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, janë të banuara me shumicë serbe.

-Advertisement-

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branislav Radoviq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se sulmi ka ndodhur në rrugën kryesore në fshatin Zupçe, në afërsi të kopshtit të fëmijëve dhe dyshohet se vetura zyrtare e policisë kufitare është qëlluar me armë zjarri.

Në ora 11:28, Njësia e Forenzikës Ligjore nga Prishtina, si dhe Njësia për Terrorizëm, kanë inspektuar vendin në fshatin Zupçe, ka konfirmuar Radoviq.

Patrulla e policisë së Zubin Potokut është duke punuar në rregullimin e normalizimit të komunikacionit në rrugën kryesore. Njësitet nga Prishtina janë tërhequr nga vendi i ngjarjes rreth orës 12:30.

Lista Serbe, partia kryesore e komunitetit serb në Kosovë, ka dënuar incidentin.

“Ky incident ka për qëllim destabilizimin e situatës, por edhe tentim për t’i paraqitur serbët si banditë, gjë që nuk është e vërtetë”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Lista Serbe u bëri thirrje “të gjithë qytetarëve që të përmbahen dhe të mos bien pre e provokimeve dhe të mos lejojnë incidente të tilla të rrezikojnë paqen shumë të nevojshme në këtë zonë.”

Fotot më poshtë, publikuar nga Dukagjini

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera