Pamje nga Veriu: Nis bllokimi i rrugëve me kamionë
Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 31 July 2022
Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit.
Po ashtu, sipas informacioneve nga terreni, në Rudarë të Zveçanit, është vendosur një bllokadë në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë. Fshati Rudarë gjendet pesë kilometra nga Mitrovica.
Sipas informatave nga terreni, pasagjerët në Jarinjë po këshillohen që të kthehen në drejtim të Serbisë si dhe në rrugët magjistrale në veri të Kosovës po shihen njerëz me maska.
Qytetarët që po udhëtojnë në këtë pjesë, po përdorin rrugë alternative pas bllokadave të vendosura.
Ndërkaq, sirena janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut, që rëndom lëshohen kur ka ndonjë organizim.
Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.
Qeveria ka thënë se më 1 gusht do të nisë lëshimi i të ashtuquajturave dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë. Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikatkalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi. /Rel-
Të tjera
-
Si përfunduan predhat e LDB në rrugën Prishtinë -Podujevë, historiani e jep një version të mundshëm
Historiani Durim Abdullahu ka dhënë detaje mbi prejardhjen e tri bombave të l...
-
Kurti i shkon në shtëpi Rexhep Qosjes për ditëlindjen e 88-të: Vigan në fjalë e në pendë
Kryeministri Albin Kurti ka shkuar për vizitë në shtëpinë e akademik Rexhep Q...
-
Deputetja e LDK-së thotë se sipas ambasadave të huaja në Kosovë, 170 persona në ditë e lëshojnë vendin
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dhënë shifra ...
-
“Disa gjëra ndonëse të padëshirueshme duhet t’i pranojmë sepse janë compromise” – Kryeziu për Asociacionin
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në lidhje me takimin e nes...
-
LDK reagon pasi GjK e shpalli antikushtetues vendimin e shumicës për shkarkimin e anëtares së OSHP’së
LDK njofton se ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi u shpall an...
-
Qeveria i përgjigjet Stanos: Raportin për Banjskën e kemi dorëzuar në BE
Qeveria e Kosovës e sheh shqetësuese dhe të pakuptimtë faktin që edhe pas 9 m...
-
Rama: E vërteta doli në shesh, u konfirmuar se nuk kishte konflikt interesi në mes meje dhe pronarëve privat tek Liqeni i Badocit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka marr konfirmimin se ës...
-
E konfirmon KEK-u: Burri i Fitore Pacollit u avancua në pozitë
Korporata Energjetike e Kosovës ka konfirmuar avancimin në detyrë të Ilir Dal...
-
Gjenden bomba 50kg të LDB gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë, largohen nga FSK dhe ekipi i Bondsteel
Tri bomba gjermane të tipit SC-50 të Luftës së Dytë Botërore janë gjetur sot ...
-
Histori emocionale; Hoxha Fatmir Latifi tregon se si Daut Haradinaj ia pagoi Haxhin plakut nga Dukagjini
Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifi ka ndarë një histori emocionale të një bur...
-
Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq, në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”
Në disa vende në Beograd sot janë shfaqur pllakata me Slobodan Millosheviqin,...
-
Për një muaj, mërgata dërgoi rreth 120 milionë euro në Kosovë
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve ka pub...