Lajme

Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja që tronditi kryeqytetin

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 25 November 2022

Një grua e moshës 63-vjeç është qëlluar me sëpatë nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni, 70-vjeç.

Krimi brenda familjes ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar rastin e vrasjes duke thënë se i dyshuari është vetëdorëzuar ndërsa viktima është nisur dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë”, kanë thënë në polici.

Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit.

Si ndodhi vrasja e gruas me sëpatë nga burri në mes të Prishtinës, prokuroria jep detaje

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera