Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes ku po dyshohet se Faton Hajrizi vrấu një polic serb dhe plagosi një tjetër

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 18 July 2024

Mbrëmë sipas mediave serbe ndodhi një sulm në Lloznicë pas një kontrolli që policia serbe bëri  në një veturë në taksi.

Aty mbeti i vrarë polici serb Nikolla Kërsmanoviq (34 vjeç), ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Illiq (50 vjeç) është plagosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Përgjithshëm në Loznicë.

E këtë vepër po dyshohet se e kreu, Faton Hajrizi i cili para 12 ditësh u arratis për herën e nëntë nga burgu në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha se po përcaktohet nëse autori i krimit të tmerrshëm në Loznicë është shqiptari Artan Hajrizi, gjegjësisht po konstatohet nëse bëhet fjalë për person që po prezantohet në mënyrë të rreme.

“Për MPB-në është gjithmonë një tragjedi kur vritet një nga anëtarët tanë. Nuk ka dyshim se ka dyshime të forta se ky është një sulm terrorist dhe se ai vjen nga Kosova. Është një makinë me regjistrim në Tutin, policia jonë kufitare e ka vënë re, e ka ndjekur, e ka ndaluar. Nuk ishte një taksi, por një makinë e drejtuar nga Midhad Haxhiq, e cila transportonte një person nga një vend në tjetrin. “Ai e ka marrë vrasësin në Preshevë”, thotë Daçiqi.

Ndiqni më poshtë pamjet nga vendi i ngjarjes:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera