Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes ku pati të shtëna me armë zjarri në një mishtore në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 18 December 2022

Mëngjesi ka nisur me të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.

Policia ka konfirmuar për Gazetën Infokus se gjuajtja me armë zjarri është bërë në drejtim të një mishtore aty.

Gjithashtu policia ka konfirmuar se nuk ka njerëz të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 07:24, policia është njoftuar se në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, kishte pasur të shtëna me armë zjarri në mishtore në Pejë. Të lënduar nuk ka, vetëm dëme materiale”, tha zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi për Infokus.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është rrethuar me shirita vendi ku ka ndodhur incidenti.

Nuk raportohet për të arrestuar, teksa policia ka pranuar informatën për incidentin pas orës 07 të mëngjesit të sotëm.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera