Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes ku një person plagosi dy gra në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 28 January 2023

Gazeta Infokus ka raportuar pak më herët se dy gra janë plagosur me armë zjarri sot rreth orës 11:45 në Fushë Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Infokus edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor.  Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe Gazeta Infokus ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur plagosja e dy grave.

Personi i dyshuar është identifikuar dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni pamjet:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera