Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vra*rë një burrë dhe e plagosur një grua që dyshohet të jetë kalimtare rasti

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 26 March 2024

Një person ka vdekur si dhe një grua ka mbetur e lënduar si pasojë e gjuajtjes më armë mbrëmjen e sotme në rrugën “Jeronim De Rada”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Nga Burime të Infokus, bëhet e ditur se gruaja e lënduar e cila është duke u trajtuar në QKUK, ka qenë vetëm një kalimtare e rastit.

Ndyshe gjujtjen me armë për Infokus e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

-Advertisement-

Ai ka bërë të ditur se policia është në kërkim të të dyshuarve në lidhje me këtë rast.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku  fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë. Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Borovci për Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera