Pamje nga vendi i bastisjes në pronat e Faruk Mujkës dhe Hysen Muzilukajt

Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 14 July 2023
Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka kryer bastisje në dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve Faruk Mujka dhe kryeshef i “Ibër Lepencit” dhe Hysen Muzliukaj, i cili në kohën kur po dyshohet për korrupsion ka qenë drejtor në Kadastër dhe Gjeodezi në Komunë të Mitrovicës.
Ekipi i RTK-së sjell pamje nga vendi i bastisjes së pronës së Faruk Mujkës dhe të Hysen Muzliukajt. Ndërsa, familjarët nuk kanë dashur të flasin për rastin.



Policia bastisë pronat e të dyshuarve F.M. e H.M., sekuestron 60 mijë euro
Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka kryer bastisje në dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve F.M.dhe H.M.
Kjo është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila sot ka lëshuar Urdhëresa për bastisje nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.
“Gjatë bastisjes në njërin lokacion, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Tutje Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit F.M dhe H.M, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton se në maj të vitit 2022 ka pranuar informacione, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga dy persona, në atë kohë pjesë e strukturave udhëheqëse në komunën e Mitrovicës së Jugut. Menjëherë pas pranimit të këtyre informacioneve PSRK ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim mbledhjen e provave.

“Pas marrjes së informacionit në bazë të autorizimeve të PSRK-së, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore, ndërsa me datë 03.07.2023, ka paraqitur Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve me inicialet F.M. dhe H.M., me dyshimin se gjatë kohës sa ishin pjesë e udhëheqësisë në komunën e Mitrovicës së Jugut, gjatë vitit 2021, janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të tjera
-
Vikendi do të jetë me vranësira, diell e riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend do të mb...
-
“Një moment historik për Ballkanin Perëndimor”, Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar mbajtj...
-
LDK në Junik nominon Ruzhdi Shehun edhe për një mandat si kryetar komune
Ruzhdi Shehu do të garojë sërish për postin e Kryetarit të Komunës së Junikut...
-
Deputeti i PDK-së: Kosova që tri vjet pa rezerva shtetërore – njëherë u blenë e nuk erdhën kurrë
Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së ka thënë se shteti i Kosovës ka ...
-
Presidentja Osmani takon kryeministrin belg në Tiranë: Belgjika mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim...
-
Rama dhe Macron përurojnë shkollën prestigjioze franceze te Piramida
“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në...
-
Shpjegimi epik me një barcoletë i Burim Ejupit për 100 mijë punëtorë më pak në TRUST për 3 muaj: Krejt varet qysh…
Gazeta Infokus të mërkurën ka raportuar në lidhje me një rënie drastike në Tr...
-
BE e shqetësuar për operacionet e fundit në veri të Kosovës: Rrezik për përshkallëzim
Bashkimi Evropian ka reaguar me shqetësim lidhur me veprimet e fundit të ...
-
Aksionet në veri, BE reagon e ‘‘shqetësuar’’ – Thirrje Kurtit t’i shmang veprimet e njëanshme: Themeloni Asociacionin
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar lidhur me aksionet e fundit që ...
-
Ambasadorët e QUINT kërkojnë të mbrohet liria e medias
Përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Quint-it – Francës, Gjermanisë, Mbret...
-
Rohde për Haxhiun: Lojtari që dështon, duhet të ndërrohet
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, dha kontribut të madh të premten që ekipi i ...
-
“Dështimin e keqmenaxhimin po e paguajnë qytetarët”, Burim Ejupi tregon saktësisht pse u rrit çmimi i rrymës
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi...