Rozë

Pamje nga pushimet luksoze, Adelina Tahiri poston fotot me bashkëshortin milioner (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 19 February 2020

Ajo nuk është aktive si dikur me projektet muzikore, por në rrjetet sociale publikon vazhdimisht foto e video nga përditshmëria e saj.

Është fjala për këngëtaren, Adelina Tahiri, e cila në profilin e “Instagram”-it ndan me ndjekësit e shumtë momente të ndryshme nga jeta e saj.

Prej disa kohësh, Adelina poston fotografi apo video nga pushimet e saj në një vend ku ka shumë borë. Së fundmi, ajo ka ndarë me 413 mijë ndjekësit disa poza ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj.

-Advertisement-

Në njërën foto, këngëtarja shfaqet e përqafuar me avokatin milioner maqedonas, ndërsa në tjetrën ajo ka bërë thjesht një “selfie”.

Kujtojmë se Adelina kritikohet shpesh nga fansat për martesën që bëri me një të huaj dhe që është shumë më i madh se ajo në moshë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera