Pamje nga përleshja masive mes dy familjeve në Prizren

Autori: Gazeta inFokus
19:46 | 09 May 2023
Të dielën në mesnatë ka ndodhur një rrahje masive në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku janë përfshirë dy grupe prej rreth 15 personave.
Gjatë përleshjes që nisi për shkak të një rasti të vjedhjes që ishte përfshirë njëri nga të dyshuarit, janë përdorur mjete të forta e armë zjarri, nëntë nga të dyshuarit kanë përfunduar në ndalim policor, kurse të tjerët në spital.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar SH. K, P.Xh, Z. Xh , Z. Xh, K. Q, E. K, Sh. K, G. K dhe B. K.
I dyshuari Sh. K, sipas informacioneve që ka Sinjali është ai që ka përdorur armën e zjarrit dhe për pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar plagë, si dhe është dërguar në QKUK.
Sipas informacioneve, rrahja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një rasti të vjedhjes, që dyshohet se e kishte kryer njëri nga të dyshuarit dhe ka çuar deri në konflikt mes palëve, incident ky përveç armës u përdorën edhe shufra metalike, boks hekuri e brisqe.
Të njëjtat burime thonë se me vendim të prokurorit hetimet për këtë rast kanë nisur në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe që të zbardhen rrethanat e ngjarjes.
Rasti për Sinjalin është konfirmuar dje edhe nga Policia Rajonale në Prizren.
“Në këtë rrahje janë të përfshirë 15 persona, ku dyshohet se janë përdorur një armë zjarri, mjete të mprehta si dhe është gjet edhe një shufër metalike. Më urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 9 persona për 48 orë, ndërsa në Spitalin Rajonal të Prizrenit janë duke u trajtuar 3 persona kurse një person është duke u trajtuar në QKUK, pasi ka pësuar lëndime të rënda për shkak se është i plagosur me armë zjarri”, thuhet ne njoftim.

Të tjera
-
Sheshi Federal i Bernës zbukurohet me flamujt e Kosovës për vizitën e Presidentes Osmani
Sheshi Federal në Bernë është duke u zbukuruar me flamujt e Republikës së Kos...
-
Politikani dhe ish-këshilltari presidencial ukrainas vri*tet në Madrid
Politikani ukrainas, Andriy Portnov, është qëlluar për vdekje pranë një shkol...
-
Kërkohet përjashtim i trupit gjykues në rastin ku Dushko Arsiq akuzohet për kri*me luf*te
Mbrojtësi i të akuzuarit Dushko Arsiq, avokati Nebojsha Vllajiq, në seancën e...
-
Kusari-Lila: E kemi të paqartë se cila është kërkesa e opozitës, nëse duan ta bëjnë Qeverinë së pari duhet konstituimi i Kuvendit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas dështimit të përpj...
-
Arber Rexhaj insiston në seancat një herë në javë
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj ka thënë se formula...
-
Haxhiu: Për ne është shumë e rëndësishme të votohet Komisioni për votim të fshehtë
Deputetja e VV’së, e cila është njëheri edhe e propozuara e partisë për kryet...
-
Haradinaj pret në takim Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në ...
-
Çitaku: Nuk i komentojmë dëshirat e deputetit Kurti, e vlerësojmë realitetin politik
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është deklaruar ...
-
Dështim për të 19-tën herë – Kuvendi sërish pa zgjidhje, seanca shtyhet
Ka dështuar për të 19-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Seanca ko...
-
Fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, sot tentativa e 19-të
Ka filluar seanca e 19-të konstituive e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta I...
-
Haradinaj: Kurtit po i del mashtrimi, nuk i ka numrat
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur nisjes së senacës konstituive. “n...
-
Deliu e PDK-së: Kurti s’i ka votat as për qeveri, e dëshmon kandidatura e Haxhiut
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se pretendimet e Albin Kurtit se i...