Lajme

Pamje nga Maqedonia pas tërmetit, qytetarët dalin jashtë banesave, mbesin edhe pa internet

Autori: Gazeta inFokus 00:09 | 10 January 2022

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë ka dridhur sonte rajonin, raporton Express.

Tërmeti ka ndodhur 6 kilometra në veriperëndim të qytetit të Florinës në Greqi, ndërsa dridhjet janë dëgjuar në Greqi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi e Bullgari.

Banorët në Manastir kanë bërë të ditur se rrjeti i telekomunikacionit aktualisht është ndërprerë.

-Advertisement-

Sipas tyre, për momentin nuk është e mundur të bëhet një telefonatë dhe nuk ka as internet.

Qytetarët kanë thënë për tv21 se nuk e mbajnë mend një tërmet të tillë dhe shtojnë se mbrëmjen do ta kalojnë jashtë shtëpive të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera