Lajme

Pamje nga largimi i diplomatëve iranianë nga Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 08 September 2022

Përfaqësuesit e Iranit në Shqipëri janë larguar nga ambientet e ambasadës për t’u larguar nga Shqipëria.

24 orë pas ultimatumit, ambientet e ambasadës u pushtuan nga forcat RENEA, Njësia Anti-Eksploziv dhe Anti-Terrori, të cilët kryen kontrolle në të gjithë godinën e marrë me qira nga njësia diplomatike iraniane në Shqipëri.

Në ambientet e brendshme të saj u gjetën vetëm disa punonjës shqiptarë, ndërsa përfaqësuesit e iranianë u larguan në mëngjes, përpara skadimit të afatit të vendosur nga qeveria.

-Advertisement-

Një pjesë e diplomatëve u larguan nga aeroporti i Rinasit ndërsa pjesa tjetër në rrugë tokësore nga Maqedonia e Veriut.

Vendimi për ndërprerjen e marrëdhënieve me ambasadën iraniane në Shqipëri u dha paraditen e së mërkurës nga kryeministri, Edi Rama, i cili tha se ishte provuar që Irani qëndronte pas sulmeve kibernetike të 15 Korrikut ndaj sistemit të shërbimeve online.

Gjatë kontrollit në objekt mësohet se forcat e RENEA-s kanë përfshirë edhe qen antieksploziv, ndërsa është dashur edhe përdorimi i forcës për të thyer derën kryesore, pasi diplomatët e larguar refuzuan në shenjë proteste të dorëzonin çelësat./tvklan

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera