Sport

Pamje nga brenda “Santiago Bernabeut”, ndryshime të mëdha me projektin marramendës

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 10 April 2021

Ndërtimet e reja në kuadër të stadiumit Santiago Bernabeu po vazhdojnë me një ritëm të shpejtë, dhe tani ka pamje nga brenda.

Më parë keni parë vetëm paraqitje 3D të asaj se si do të duket toka kur të përfundojë e gjithë puna, ndërsa të gjitha fotografitë dhe videot e ndërtimit kanë ardhur nga jashtë.

Tani, megjithatë, falë Javier Caireta dhe kanalit të tij në YouTube, keni mundësi të shikoni se si duket Bernabeu nga brenda.

-Advertisement-

Për ata që kujtojnë ndeshjen e fundit të Real Madridit, imazhet do të jenë shumë larg nga ajo që ju mbani mend me shumë prej strukturës së çatisë të çmontuar, shumë vende në rrëmujë dhe fusha me shumë gropa.

Punimet priten që të përfundohen deri në vitin 2023, derisa projekti kushton gati një miliard euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera