Pamje nga bastisja e Speciales tek shtëpia e Artan Behramajt
Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 31 October 2023
Sot, Gjykata Speciale është duke bastisur shtëpinë e ish-këshilltarit tjetër të ish-presidentit, Hashim Thaçi, Artan Behrami, shkruan Insajderi.
Një ditë më parë, saktësisht pas bastisjeve të kryera tek dy ish-këshilltarë tjerë të Thaçit, Behrami reagoi ashpër ndaj kësaj gjykate.
Ai tha se po dënon vetëm shqiptarët, duke e quajtur atë fashiste.
Tutje Behrami i cilësoi si skandaloze dhe të paprecedent bastisjet e kolegëve të tij, Shalës e Smakajt.
“Ata nuk kanë policë për të bastisur të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë prokurorë për të akuzuar të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë burgje për të mbajtur të gjithë shqiptarët, që mbrojnë luftën çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai mes tjerash përcjell Insajderi.
Reagimi i plotë i tij:
Gjykata Speciale është fashiste, sepse përndjek, arreston dhe dënon vetëm shqiptarët.
Prokuroria është në panik! Po humb çdo betejë juridike! Ndërsa, gjykata në përpjekje për të ndihmuar prokurorinë, seancat tragjike-komike po mundohet t’i mbulojë me spektakle.
Bastisja e shtëpive të kolegëve, Blerimit dhe Bashkimit, është skandaloze dhe e paprecedent!
Blerim Shala ka qenë pengesë vetëm për regjimin e Millosheviqit dhe ky regjim e kishte arrestuar atë disa herë.
Për katër dekada, Shala ka qenë njëra ndër figurat intelektuale që ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm në rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim!
Ndërsa, Bashkim Smakaj është ndër njerëzit më profesionist që njoh në fushën e sigurisë, njeri që ka ndërtuar shumë institucione të sigurisë në Kosovë nga themelet!
Tani kjo qasje e prokurorisë është një dëshmi e qartë se ka një tendencë për të njollosur të gjithë shqiptarët që kanë dhënë kontribut për liri dhe shtetndërtim.
Unë dhe kolegët e mi që kemi pasur nderin të bashkëpunojmë me presidentin Thaçi, nuk frikësohemi nga trokitjet e kësaj prokurorie në dyert e shtëpive tona.
Të tjera
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, kaq ishte magnituda
Një tërmet është shënuar pak minuta më parë në Shqipëri. Tërmeti, sipas Qe...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...