Lajme

Pamje nga bastisja e Speciales në shtëpinë e ish drejtorit të AKI’së

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 30 October 2023

Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë sot ka kryer bastisje edhe në shtëpinë e Bashkim Smakajt.

Afër shtëpisë së ish drejtorit të AKI’së, Bashkim Smakaj, po qëndrojnë ekipet e EULEX’it dhe të Policisë së Kosovës.

Bashkim Smakaj ka qenë drejtori i parë i AKI’së, pozitë të cilën e mbajti për një mandat të plotë, mirëpo pas riemërimit, ai dha dorëheqje.

-Advertisement-

Ndërsa, Blerim Shala është figurë e njohur në Kosovë, për shumë vite ka qenë gazetar, politikan ( deputet në Kuvendin e Kosovës) dhe së voni edhe këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi. Në fund të viteve 90’të ka qenë edhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambouillet të Francës.

Ekipi i T7 sjell pamje prej atje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera