Lajme

Pamje nga aksioni për konfiskimin e pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 08 January 2022

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka ndarë pamje nga aksioni i sotëm në Leposaviq ku u konfiskuar 272 pajisje për prodhim të kriptovalutave.

“Në kuadër të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, Policia e Kosovës ka asistuar dhe mbështetur Doganën e Kosovës në realizimin e kontrollit në rajonin e Mitrovicës Veri, i cili ka rezultuar me shoqërimin e një personi dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të pajisjeve ANTMINER që shërbejnë për prodhimin e BITCOIN”, thuhet në komunikatën e policisë.

Mjetet që ka konfikuar policia janë:
Antminer S9i 14.0T-128 copë,
Antminer S9 13.5T-117 copë,
Antminer S9 13.0T- 5 copë,
Antminer S9i 14.5T- 19 copë,
Antminer S9 10.5T- 3 copë.

-Advertisement-

Në kuadër të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, Policia e Kosovës ka asistuar dhe mbështetur Doganën e Kosovës në realizimin e kontrollit në rajonin e Mitrovicës Veri, i cili ka rezultuar me shoqërimin e një personi dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të pajisjeve ANTMINER që shërbejnë për prodhimin e BITCOIN.

Në asistencë të këtij operacioni i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit, janë angazhuar njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat kanë qenë në mbështetje dhe përkrahje të Doganës së Kosovës në realizimin e kontrollit në veri të vendit, konkretisht në fshatin Trebice të komunës Leposaviq, ku janë konfiskuar 272 pajisje të ndryshme ANTMINER që shërbejnë për prodhimin e BITCOIN.

Mjetet e konfiskuara janë,

Antminer S9i 14.0T-128 copë,

Antminer S9 13.5T-117 copë,

Antminer S9 13.0T- 5 copë,

Antminer S9i 14.5T- 19 copë,

Antminer S9 10.5T- 3 copë,

Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente në realizim të kontrollit ndaj veprimtarive ilegale, përderisa mjetet e dyshuara janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet kompetente do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja në nivel vendi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të ndryshme ilegale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera