Lajme

Pamje nga aksioni i ATK’së dhe Policisë në qendër të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 22 March 2022

Nga ora 09:00, Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në qendër të Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e ATK’së, Valentina Bytyqi-Sefa, e cila ka bërë me dije se aksioni po vazhdon ende.

“Aksioni ka nisur rreth orës 09:00 në Prishtinë, në dy lokacione për shmangie tatimi dhe ka me vazhdu edhe në pjesën tjetër të ditës. Këto janë të dhëna zyrtare që mund t’ua japë për momentin”, ka thënë Bytyqi-Sefa.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera