Lajme

Pamje nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 16 January 2023

Një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Gllaviçicë, shkruan Gazeta Infokus.

Si pasojë e aksidentit lëndime serioze ka pësuar një person i cili është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Infokus, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

-Advertisement-

“Rreth orës 12:55 policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht  në fshatin Gllaviqicë. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture. Një person është lënduar dhe ka pësuar lëndime serioze, është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal”, tha Gashi për Gazetën Infokus.

Ndryshe Gazeta Infokus ka siguruar edhe pamje nga aksidenti:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera