Lajme

Pamje nga aksidenti në Istog, ku humbi jetën një person

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 09 May 2023

Një person ka humbur jetën ditën e hënë në fshatin Baicë të Istogut.

Policia konfirmoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, dhe se viktima nuk ka përshtatë shpejtësinë e veturës me kushtet e rrugës.

Gjithashtu, ka bërë të ditur se i lënduari nga vendi i aksidentit dërgohet me emergjencё në Spitalin Rajonal në Pejё, dhe nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimës.

-Advertisement-

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

Një mashkull kosovar ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur jashtë rrugës. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës. Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.”, ka njoftuar Policia

Pamjet e aksidentit janë publikuar në Facebook ka faqja “Drive Zone”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera