Lajme

Pamje nga aksidenti në Gjermani që dyshohet se ishte terrorist

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 01 December 2020

Një veturë goditi një grup njerëzish në zonën për këmbësorë të Trier të Gjermanisë, duke lënë dy të vdekur dhe të paktën 15 të plagosur. Policia arrestoi drejtuesen e veturës menjëherë pas incidentit, e cila është një grua, sipas mediave gjermane.

Një dëshmitar raportoi se pa veturën duke lëvizur me shpejtësi të madhe, duke u futur mes turmës me njerëz dhe duke përplasur këmbësorët në ajër pranë zonës së përdorur tradicionalisht për tregjet e Krishtlindjeve, të cilat do të jenë të mbyllura këtë vit për shkak të pandemisë Covid 19.

Zona është izoluar menjëherë nga policia.

-Advertisement-

“Ne arrestuam një person dhe automjeti u konfiskua. Sipas hetimeve fillestare, dy persona humbën jetën. Ju lutemi vazhdoni të shmangni qendrën e qytetit”, shkroi policia e Trierit në Twitter.

Sipas Bild, e cila citon gazetën lokale “Trierischer Volksfreund”, vetura që hyri në turmë është një “Range Rover” ngjyrë e errët.

Dëshmitarët tregojnë për njerëzit që “fluturonin në ajër”.

Dyshimet e para janë për një akt terrorist, por policia deri tani nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera