Lajme

Pamje nga aksidenti i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, dy persona të lënduar

Autori: Ermirë Berisha 12:29 | 17 January 2023

Si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë janë lënduar dy persona, shkruan Gazeta inFokus.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta inFokus, shihet se dy veturat janë goditur rëndë me njëra-tjetrën, kështu duke u dëmtuar plotësisht.

Gjithashtu, Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për Infokusin, duke thënë se policia po e heton çështjen.

-Advertisement-

“Sot rreth 09:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Shakovicë), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare,  si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin”, është shprehur Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera