Lajme

Pamje nga aksidenti i mbrëmshëm në Prishtinë, ku u lënduan gjashtë persona

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 07 October 2021

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në qendër të Prishtinës.

Gjashtë persona raportohet se janë lënduar nga ky aksident i rëndë që ndodhi afër Katedrales në kryeqytet, shkruan Reporteri.net

Personat e lënduar nga ky aksident janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

-Advertisement-

Kurse zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin duke theksuar se policia tashmë po merret me rastin.

“Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret policia e trafikut”, tha Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera