Lajme

Pamje nga aksidenti fatal në rrugën Prizren-Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 15 August 2024

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Prizren-Suharekë.

Si pasojë një person ka mbetur i vdekur.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:16. Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira dy automjete me targa vendore, ku si pasojë e këtij aksidenti ka vdekur viktima 40 vjeçar.

-Advertisement-

Foto suharekaonline: Aksident me fatalitet në rrugën Prizren -Suharekë

Vdekjen e tij e ka konstatuar stafi përgjegjës i Emergjencës së QMF në Suharekë.

Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 orë në ndalim policor me urdhër të prokurorit të Shtetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera