Lajme

PAMJE: I rrezikohej shëndeti pasi përpiu 2 euro, katër vjeçarit në QKUK i largohet monedha nga lukthi

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 22 May 2023

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se një katër vjeçari i është larguar nga lukthi një monedhë prej 2 eurosh, shkruan Gazeta Infokus.

Fëmija kishte përpirë këtë monedhë e cila i mbeti ne lukth dhe po i dëmtonte seriozisht shëndetin mirëpo sipas njoftimit të QKUK-së, atij iu kishte larguar monedha.

Njoftimi i plotë i QKUK-sw:

-Advertisement-

Një fëmijë i moshës 4 vjeçare nga Mitrovica  kishte përpirë një monedhë metalike, i cila  kishte depërtuar në lukth duke i’a rrezikuar seriozisht shëndetin.

Pas komplikimit të gjendjes shëndetësore, fëmiu ishte shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.

Janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë dhe pastaj specialistët e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, përmes metodave endoskopike, fëmiut i larguan monedhën metalike nga lukthi.

Fëmiu tani gëzon shëndet të plotë dhe po mbikëqyret nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.

Mjekët apelojnë tek prindërit që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të lejojnë që fëmijët të mbajnë monedha metalike dhe gjësende të imëta që mund t’i  gëlltisin dhe të ju shkaktojnë telashe shëndetësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera