Shëndetësi

Pamje horror/ Fëmijët izolohen me trupin e babait të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 04 April 2020

Familjet kanë nisur të djegin trupat e të afërmve të vdekur në rrugët e qytetit më të madh të Ekuadorit, Guayaquil, ku morgët janë plot prej vdekjeve nga koronavirusi.

Gruaja dhe fëmijët e tmerruar të një viktime të koronavirusit po vazhdojnë vetëizolimin me trupit në dekompozim prej ditësh, pasi zyrtarët nuk mund të varrosin do të vdekurit.

Në një video në medita sociale, Gabriela Orellana i lutet e përlotur autoriteteve të marrin trpin e burrit të saj nga shtëpia, pasi iu tha se duhet të prisnin disa ditë. “Mos e lini të shtrirë këtu” lutet ajo në pamje teksa fëmijët rrinë në dysheme prapa saj.

-Advertisement-

Dhjetra familje në Ekuadorin e varfër janë detyruar të mbajën të vdekurit në shtëpi. Disa prej tyre janë bërë të dëshpëruar dhe kanë djegur trupat e tyre në rrugë, ose i kanë mbështjellë me plastikë e i kanë hedhur në trotuare.

Pamje janë shpërndarë në mediat sociale ku tregohen trupa të lënë para shtëpive teksa familjarët e viktimave vetë-izolohen me simptima të koronavirusit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera