Lajme

PAMJE/ Gjendet e mbytur një grua në Durrës, çantën e kishte lënë në breg të detit

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 15 April 2022

Në grua u gjet e mbytur në Durrës pak pas mesditës së të premtes.

Trupi i pajetë u konstatua në det në hyrje të shëtitores bregdetare ”Taulantia” afër rrethimit të portit të Durrësit.

Policia ka mundur të identifikojë viktimën, një grua 58-vjeçare nga Tirana.

-Advertisement-

Kanë qenë qytetarë që kanë konstatuar trupin pa jetë që pluskonte në det, ndërkohë që në vendngjarje mbërriti policia dhe dy autoambulanca.

Pas nxjerrjes trupi është dërguar drejt morgut të spitalit rajonal të Durrësit, ndërsa në vendngjarje po vijojnë veprimet hetimore për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe identitetin e gruas.

Një çantë e kuqe grash që është gjetur në bordurën e betontë përgjatë shëtitores dyshohet se i përket të mbyturës dhe pritet të përshpejtojë procesin e identifikimit të saj./TCH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera