Lajme

Pamje ekskluzive nga përleshja e Jozit me Edi Kuçin (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 02 September 2026

Gazeta Infokus ka siguruar pamje ekskluzive nga përplasja fizike mes Joz Markut dhe Edi Kuçit, ngjarje për të cilën ditëve të fundit është raportuar gjerësisht në mediat rozë dhe rrjetet sociale.

Në videon që ka siguruar Infokus shihet momenti i përplasjes mes dyshes, teksa Jozi shihet duke e goditur Edi Kuçin.

Prej disa ditësh në rrjet qarkullonin pretendime se mes tyre kishte ndodhur një konflikt fizik, mirëpo deri më tani nuk ishin publikuar pamje nga vetë momenti i përleshjes.

-Advertisement-

Pas raportimeve, Edi ishte parë në Tiranë me fashë në kokë, çka kishte shtuar edhe më shumë dyshimet rreth konfliktit.

Pamjet e siguruara nga Infokus tashmë zbulojnë një pjesë të asaj që ka ndodhur mes tyre.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan deri te përplasja dhe as se çfarë e kishte nxitur konfliktin mes Jozit dhe Edit.

Gazeta Infokus do t’ju mbajë të informuar për detaje të tjera rreth rastit./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy