Fokus

Pamje ekskluzive e përleshjes para “Duplex”, kur sigurimi i plagosur Arsim Shala ç’armatos “Llapotën” +18

Autori: Halil Berisha 11:47 | 10 November 2019

Mesnatën e së premtes në Prishtinë, ndodhi një ngjarje e rëndë.

Para klubit të natës “Duplex” pati përleshje, e të shtëna me armë, shkruan gazeta inFokus.

Aty, 47-vejçari Astrit Mehmeti, i njohur me nofkën “Llepota”, bashkë me dy shoqërues të tij, Kushtrim Krasniqin e Andi Pajazitin, plagosën me armë zjarri 4 pjesëtar të sigurimit të klubit të natës.

-Advertisement-

Por, në disa video të siguruara nga gazeta inFokus, shihet komplet se si ndodhi ngjarja.

Këtu, pasi “Llepota” filloi të shtijë me armë në drejtim të sigurimit, njëri nga këta të fundit, që gazeta inFokus merr vesh se quhet Arsim Shala, ani se i plagosur, fillon përleshjen me të.

Gjatë përleshjes, në video vërehet se edhe arrinë të ia marr revolen.

Nga kjo, sigurimi, pasi çarmatos “Llepotën”, fillon ta ndjek ani se ishte i plagosur./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera