Lajme

PAMJE/ Digjet autoblinda e FSK-së në rrugën Prishtinë-Pejë, intervenon policia dhe zjarrfikësit

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 09 December 2022

Një automjet i blinduar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë në flakë mesditën e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër Parkut të Biznesit në Drenas.

Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë policia dhe zjarrfikësit, transmeton IndeksOnline.

Rruga në drejtim të Pejës ka qenë e bllokuar përgjatë kohës sa ka intervenuar ekipi i zjarrfikësve.

-Advertisement-

Nuk dihet ende se si ka ardhur deri të zjarri ndërsa përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për të lënduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera