Lajme

PAMJE/ Digjen tri vetura në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 14 January 2023

Tri vetura janë djegur të shtunën pas mesnatës në lagjen Mati 1, në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

Derisa ka njoftuar se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

“Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili nga prokuroi i shtetit është cilësuar si zjarrvënie”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera