Lajme

Pamje brenda takimit në Tiranë, Scholz e Macron afër Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 06 December 2022

Samiti mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor po mbahet sot në Tiranë.

Tashmë ka nisur takimi brenda Pallatit të Brigadave, mes mysafirëve dhe nikoqirit, Edi Rama.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është ulur pas kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

-Advertisement-

Sot, në samitin e BE në Tiranë është nënshkruar marrëveshja e tarifave roamning mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Kjo marrëveshje parashikon tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në vendet e unionit.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u shpreh para samitit se marrëveshja për tarifat roaming është një hap shumë i rëndësishëm.

“Sot do të nënshkruajmë një marrëveshje për tarfiat roaming, është një arritje konkrete. Ky është një hap shumë i rëndësishëm, një tjetër element është mbështetja që duam t’i japin Ballkanit Perëndimor në raport me krizën energjetike dhe vështirësitë energjetike që janë pasoja të luftës së Rusisë në Ukrainë. Është emocionuese që në këtë rajon të kemi një takim të këtij niveli. Ne jemi shumë të bindur që e ardhmja e Evropës dhe fëmijës tanë do të jetë më e begatë me Ballkanin Perëndimor, pjesë të Evropës”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera