Sport

PAMJE: Astrit Fazliu realizon supergol nga jashtë korneri në stërvitjet e Dritës

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 15 September 2020

Skuadra e Dritës po vazhdon përgatitjet para ndeshjes me Sileksin, që do të zhvillohet të enjten në kuadër të rundit të dytë kualifikues në Evropa Ligë, shkruan Gazeta inFokus.

Stafi dhe futbollistët e klubit gjilanas sot kanë kryer edhe testet për ‘Covdi-19’, ku të gjithë kanë rezultuar negativ.

Ata të mërkurën do të udhëtojnë për në Maqedoni, aty ku të enjten nga ora 20:00 në stadiumin ‘Toše Proeski Arena’ luhet sfida ndaj Sileksit.

-Advertisement-

Në stërvitjet e fundit të Dritës, futbollisti, Astrit Fazliu ka realizuar një gol mjaftë interesant.

Fazliu ka shënuar nga jashtë kornerit, gol të cilën e ka publikuar në story në rrjetin social facebook.

Më poshtë keni golin e tij./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera