Lajme

Pamje apokaliptike nga Franca, tornado godet bregdetin, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 19 June 2022

Një ngjarje e rëndë dhe aspak e zakontë ka ndodhur pasditen e së shtunës në një plazh në Villers-sur-Mer në Francë.

Një tornado e vogël, por me erë me shpejtësi tejet të madhe goditi plazhin, duke i marrë jetën një 31-vjeçari, ndërsa të paktën 5 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Në internet janë bërë virale momentet kur era e fortë godet bregun e detit, ndërsa më dhjetëra pushues shihet teksa largohen të çoroditur me shpejtësi. Karrige e tavolina fluturuan në ajër nga hotelet aty pranë.

-Advertisement-

“Ishte një “dhunë” që nuk e kemi parë kurrë në bregdetin tonë”, u shpreh pas ngjarjes Thierry Granturco, kryebashkiaku i Villers-sur-Mer.

Ky fenomen, i cili zgjati rreth 20 minuta, ishte totalisht i paparashikuar nga autoritetet meteorologjike. /A2CNN

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera