Lajme

PAMJE/ Aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 11 October 2022

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rruëgn Prishtinë – Ferizaj, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Gjithashtu, ajo ka thënë se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

-Advertisement-

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Ahmeti për Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera