Lajme

PAMJE/Aksident i rëndë tek konviktet në Prishtinë, të përfshira disa automjete

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 22 June 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Prishtinë, përkatësisht afër konvikteve, shkruan Gazeta Infokus.

Në disa pamje të siguruara nga Gazeta Infokus, shihet se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus urban.

Gjithashtu, në këto pamje shihet se nga ky aksident është dëmtuar edhe një semafor.

-Advertisement-

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

Gazeta Infokus ka kontaktuar policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nga PK nuk kanë kthyer përgjigje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera