Rozë

Pamela Anderson: Playboy më shpëtoi jetën

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 04 April 2018

Pamela Anderson zbulon se revista ‘Playboy’ i ka shpëtuar jetën. Në një intervistë për “Us Weekly”, aktorja dhe modelja ka thënë se revista e Hugh Hefner i ka shpëtuar jetën në kuptimin e vërtetë të fjalës.

“Kam qenë shumë e ndrojtur si fëmijë. Me mua ka abuzuar ‘dado’ kur isha ende 4 vjeç dhe raportet e para me meshkujt nuk kanë qenë konsensualë. Por Playboy më dha forcë dhe më shpëtoi jetën”, tregon ndër të tjera Pamela Anderson.

Karriera e suksesshme si një lepurushe për Pamela Anderson nisi në vitin 1989, kur doli në kopertinën e revistës së famshme, ndërsa pak më vonë u vlerësua edhe si ‘Playmate’ e muajit. “Ndihesha si në kurth dhe kisha nevojë të çlirohesha. Foto për Playboy ishin një çlirim për mua, sepse takova shumë artistë dhe njërez të sjellshëm”.

-Advertisement-

Pamela Anderson ka folur për herë të parë për eksperiencat e saj në vitin 2014, kur tregoi abuzimet nga ‘dado’kur ishte 4 vjeç. Ndërsa kur ishte 12 vjeç është përdhunuar nga një 25-vjeçar. Shumë kohë më vonë ajo është përdhunuar në grup nga i fejuari i saj dhe 6 meshkuj të tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera