Rozë

Pamela Anderson, një “ngjalë” në kërcimin sensual (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 30 January 2019

Ajo është një nga ikonat seksi të Hollivudit dhe fiton gjithmonë vëmendje me fotot provokuese dhe deklaratat me spec në intervistat që jep, ku seksi dhe raporti në shtrat mbeten kryefjala e rrëfimeve të 51-vjeçares.

Po flasim për yllin e Baywatch, Pamela Anderson, e cila po përjeton një rini të dytë dhe nuk duket aspak e shqetësuar pas ndarjes nga futbollisti Adil Rami, pasi format e saj trupore dhe buzëqeshja nuk po na zhgënjejnë.

Mbrëmjen e djeshme, ylli i Playboy e veshur me një body leotard, ka dhuruar një performancë elektrizuese nëpërmjet kërcëimit sensual me partnerin Maxime Dereymez në një spektakël kërcimi në Gjermani.

-Advertisement-

Ajo dukej tepër e freskët në lëvizje, teksa rrëshqiste si një vajzë e re në krahët e balerinit të njohur.

Më herët, Pamela u shfaq mahnitëse me një fustan ngjyrë rozë në tapetin e kuq të spektaklit të modës Rockin’ Chocolate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera