Rozë

Pamela Anderson: Një mashkull nuk është i mjaftueshëm për mua

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 20 September 2017

Ajo i ka shkruar një letër të hapur Kim Kardashian javën e shkuar, ku i kërkonte që të mos vishte më peliçe me lëkurë kafshësh. Dhe, Pamela Anderson e përforcoi mesazhin e saj në drejtim të vajzës së njohur të realit show, e ftuar në emisionin Good Morning Britain.

Ish-ylli i Baywatch, tashmë 50 vjeçe, rrëfeu detajet e letrës dërguar Kardashian, ku i shkruante se përderisa kishte një zemër të madhe, duhet të hiqte dorë nga veshja e peliçeve.

Anderson dha edhe një përgjigje sa i përket lidhjes së saj të shumëpërfolur me themeluesin e famshëm të Wikileak, Julian Assange.

-Advertisement-

“Kudo që shkoj kam nga një aventurë romantike. Jemi shumë miq. Unë e dua Julian. Është një nga personat më interesant që njoh. Është guximtar dhe nuk ka asgjë më seksi se guximi.

Nuk mund ta quaj romancë. Kam romanca në jetë. Po a mundet një mashkull t’i bëj të gjitha? Një duhet për të biseduar, një për romancë. Ndihem me fat”, është shprehur 50-vjeçarja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera