Pamela Anderson bën zbulimin ‘shokues’ për aktorin Jack Nicholson (fotot)

Autori: Gazeta inFokus
09:47 | 27 January 2023
Pamela Anderson ka thënë së fundmi në një intervistë me revistën Variety, për të cilën 55-vjecarja bëri dhe një sesion thuajse ‘erotik’ fotografish, se në kohën kur frekuentonte vilën famëkeqe të Playboy, kishte kapur aktorin Jack Nicholson duke u puthur me dy modele në një cep të “vendit të shthurjes”.
Aktorja e bërë e famshme me serialin e ‘zbavitjes masive’ ‘Baywatch’ ka pretenduar kohët e fundit gjithashtu se Sylvester Stallone “i kishte ofruar një makinë Porsche që të dilte me të”.
Por duke u kthyer te Nicolson, ajo tregon sesi ikona e Hollywood, tashmë 85 vjeç, u kap në banjën e grave, kur ajo shkoi të rifreskonte makijazhin.
Pamela thotë: “Ata po putheshin e qeshin mbështetur pas një muri, dukeshin sikur përlesheshin me njëri-tjetrin, unë shkova aty për të përdorur pasqyrën”.
“U përpoqa të mos shikoja por më shkuan syte nga pasqyra dhe aty ai duhet t’i ketë dhënë fund, pasi bëri një zhurmë të çuditshme dhe tha: ‘Falemnderit e dashur’ dhe u largua”.
Nuk dihet se kur ka ndodhur saktësisht incidenti por Nicholson e Anderson janë parë bashkë në një event të ngjashëm në vitin 2014.
Në vitet 1970-të Nicholson kishte marrë një reputacion si mashkull problematik dhe qejfli.
Të dashurat e tij ndër vite kanë përfshirë aktore e modele si Michelle Phillips, Bebe Buell, Lara Flynn Boyle, Anjelica Huston e Rebeça Broussard.
Ai u martua me Sandra Knight për gjashtë vjet nga 1962 deri në 1968, një martesë që gruaja e përshkruante si “shumë e bukur dhe e dashur”.
Por një tradhti e raportuar me aktoren e serialit “Familja Addams” Angelica Huston nisi të shkaktonte probleme dhe i dha fund martesës së tij te dytë, pas 16 vjetëve në 1989.
Këtë muaj miqtë e Nicholson thonin se ai është bërë gjithnjë e më i tërhequr, duke u mbyllur në vilën e tij në Los Angeles.
Miq të tij thonin për rrjetin RadarOnline, se janë të shqetësuar për izolimin e aktorit dikur ‘shumë social’.
“Jack kontakton me të afërmit, veçanërisht me Ray, por ditët kur ai dilte në shoqëri kanë marrë fund”, tha miku duke iu referuar djalit të tij 30-vjecar të aktorit me Rebecca Broussard.
Ray është më i riu i fëmijëve të tij dhe është parë me të atin në dy ndeshje basketbolli të Lakers.
Kështu që aktori mbetet i izoluar në vilën e tij gjigante me katër dhoma gjumi, pishinë e kopsht të gjerë, që ka qenë strofka e tij që prej viteve 70.
Në pjesë të tjera të intervistës Anderson, tregon se moto e saj është: “Mbaj kokën lart, dil nga dera dhe vazhdo jetën. “E di që të gjithë më kanë parë në momente intime por tani kam punët e mia”, shkruan ajo.
Anderson, cila ka pozuar më parë për revistën Playboy foli dhe për miqësinë me themeluesin e burgosur të WikiLeaks, Julian Assange – dhe zhurmat për një lidhje mes tyre pas disa vizitave kur ai qëndronte i fshehur në ambasadën e Ekuadorit në Londër.
“Ishte një gjendje shumë e çuditshme, ishte romantike sepse ishte frymëzuese, Ai ka shumë pasion për jetën dhe gjithçka”, tha ajo mes te tjerash.

Të tjera
-
Rusia dështon ta kalojë propozimin në OKB për të hetuar sulmet e Nordstream
Rusia nuk arriti të fitonte vota të mjaftueshme të hënën në Këshillin e Sigur...
-
Deputeti i VV’së thotë se opozita po bën huqje të madhe: Po dëshirojnë të barazojnë punën e Kurtit me të bëmat e tyre
Deputeti i VV’së, Agon Batusha ka folur rreth kritikave të dy partive opozita...
-
Haradinaj: Në masakrën e Izbicës, armiku nuk e kurseu as Dafinën 6 muajshe
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar se...
-
Von Cramon: Deklaratat e Vuçiqit pas marrëveshjes në Ohër, u pritën shumë keq në BE
Deputetja e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian (PE) Viola von Cramon ka thë...
-
Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, KEDS del me njoftim
Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në përçues elektrikë dhe në ...
-
Kombet e Bashkuara kanë thënë të martën se një aktivist për edukimin e vajzave është arrestuar këtë javë në Kabul, si dhe u kanë bërë thirrje talibanëve që të sqarojnë arsyen e ndalimit të tij. As zëdhënësit e Ministrisë së talibanëve për Informacion dhe as ata të agjencisë së inteligjencës, nuk u janë përgjigjur kërkesave për të komentuar apo konfirmuar ndalimin. Lexo Edhe: Hiqni dhimbjen e kyceve brenda 3 ditësh me këtë mënyrë të sigurt Grenell i reagon Blinkenit për takimin e Ohrit: Askush nuk e nënshkroi “ma… “Matiullah Wesa, udhëheqës i (Pen Path) dhe mbrojtës i të drejtës së grave për edukim, është arrestuar të hënën në Kabul”, ka thënë Misioni i OKB-së në Afganistan (UNAMA) përmes një deklarate. “UNAMA u bën thirrje autoriteteve de facto që të japin detaje për vendndodhjen e tij, arsyet e arrestimit dhe t’i sigurojnë atij përfaqësim ligjor dhe kontakt me familjen”. Wesa ka vite që mbron të drejtën e grave për edukim, sidomos në zonat më konservatore. Organizata e tij, Pen Path, ka mbajtur disa takime me pleqtë e fiseve dhe i ka inkurajuar komunitetet dhe autoritetet që të hapin shkolla. Administrata e talibanëve ua ka ndaluar edukimin shumicës së grave. Ato mund të vijojnë vetëm shkollimin fillor, por jo edhe atë të mesëm apo universitar. Një anëtar i forcave talibane gjuan me armë në ajër për të shpërndarë gratë afgane gjatë një proteste për më shumë të drejta për gratë, në Kabul. Zyrtarët kanë thënë se janë duke punuar në rihapje të shkollave, mirëpo pa dhënë afate kohore kur mund të ndodhë diçka e tillë. /REL/
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar dje ...
-
OKB: Aktivisti për edukim të vajzave është arrestuar në Kabul
Kombet e Bashkuara kanë thënë të martën se një aktivist për edukimin e vajzav...
-
Kaloi shpejtësinë e kufizuar, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe i merret leja
Është ndaluar një shofer në rrugën Gjilan- Kamenicë, më saktësisht në fshatin...
-
Xi mbështet bisedimet e planifikuara mes Arabisë Saudite dhe Iranit
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka biseduar në telefon me princin e kurorës në ...
-
Në një sallë të dasmave në Pejë vjedhin kasafortën, kishte një shumë të konsiderueshme parash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Pejë ka raportuar se në sallën...
-
Vjedhja e 40 mijë eurove e stolive të arit ne vlerë prej 25 mijë euro në Ferizaj, arrestohet i dyshuari
Është arrestuar i dyshuari me inicialet S.I., 49-vjeç, për vjedhje të rëndë n...
-
Rrëzimi i ligjit për KPK-në, Haliti: Nga shkeljet e Kushtetutës, dy Presidentë janë dorëhequr
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se në të k...