Lajme

Paloka: Kriminelët nën mbrojtjen e Ramës, të gjejë ai vrimë ku të futet prej tyre

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 31 August 2017

Pas paralajmërimit të djeshëm të kryeministrit Rama se bosët e drogës në Shqipëri duhet të gjenë vrimë ku të futen pasi do të kalojnë në sitën e policisë, vjen reagimi i demokratit Paloka.

Duke ironizuar mbledhjen e djeshme të Task Forcës, deputeti i PD-së, Edi Paloka thotë se të gjithë kriminelët që bëjnë jetë luksi dhe që kanë makina të blinduara janë të mbrojtur nga policia dhe kanë mbështetjen e vetë kryeministrit Rama.

STATUSI I PLOTË:
Rama do kap kriminelet?! Do ju bllokoj makinat dhe asetet?! Kriminelet “te gjejne vrime ku te futen”?!
Cilet kriminele do te eliminoje Rama? Ata qe me makina te blinduara, nen mbrojtjen e policise , shperndanin parate e droges e blinin votat per Ramen ?
Kush i ka pajisur kryekriminelet me makina te blinduara ne gjithe vendin?
Per makinat e blinduara duhet leje e posacme. Pa dhene leje “shteti” i Rames askush nuk mund te kete makine te blinduar. Nje makine e mire e blinduar kushton edhe me shume se nje Ferrari dhe sot keto makina ne Shqiperi i zotrojne Rama, Tahiri dhe shumica e krimineleve me te njohur.
A do i bllokoje Rama keto? Sigurisht qe jo!
Vertete beson Rama se ka njeri ne Shqiperi apo ne bote qe nuk e di se droga kishte, jo mbeshtetjen, por nxitjen direkt nga Rama per tu kultivuar dhe per tu perdorur si aseti kryesor ne blerjen dhe marrjen me dhune te zgjedhjeve…
Prandaj Rama as nuk do te kap e as nuk do te bllokoje ndonje kriminel te vertete sepse per fat te keq eshte kryeministri yne qe nuk gjen dot vrime se ku te futet prej tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera