Lajme

Palmeri dhe Lajçaku, do të jenë pjesë e Forumit të Sigurisë, në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 30 September 2020

Forumi i dhjetë i Sigurisë i Beogradit me temë: “Nuk ka paqe pa besim” do të mbahet online në tetor dhe midis pjesëmarrësve kryesorë, do të jenë zyrtarët amerikanë dhe evropianë Matthew Palmeri, Miroslav Lajçaku dhe Oliver Varhely.

Pjesëmarrësit e forumit do të fillojnë një diskutim mbi çështje të rëndësishme, që sipas organizatorëve, dolën në pah në kohën e pandemisë, mungesa e besimit dhe solidaritetit në marrëdhëniet ndërkombëtare, e cila u manifestua përmes krizës së multilateralizmit, besimit në teknologji dhe ndikimit të saj në zhvillimin global që ishin ndër të parat e goditura nga pandemia, raporton Tanjugu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera