Lajme

Palmer takon ish-presidentin serb Tadiq, flasin për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 05 June 2021

Zëvendësndihmës sekretari i shtetit, Matthew Palmer ka takuar në Beograd ish-presidentin e Serbisë, Boris Tadiq.

Tadiq ka postuar një fotografi me diplomatin amerikan, me të cilin pos tjerash kanë diskutuar edhe për Kosovën.

“Një bisedë e shkëlqyeshme me Mattheë Palmer. Biseduam për demokracinë në Serbi, ekonominë, problemet ekonomike dhe demografike, Kosovën, problemin e lirisë së mediave dhe situatën politike në rajon”, ka shkruar Tadiq.

-Advertisement-

Palmer po qëndron në Beograd pas vizitës tre ditore që ka zhvilluar në Prishtinë sëbashku me Emisarin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak./GazetaExpress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera