Palmer: Kurti dhe Vuçiq këtë vit mund të nënshkruajnë marrëveshjen Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 04 June 2021
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiçi këtë vit mund të nënshkruajnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Ndërsa kur bëhet fjalë për kufijtë dhe territoret, Palmer nuk e sheh këtë si një çështje për të cilën Kosova është e gatshme të angazhohet.
“Unë besoj se ka zona shumë më produktive për diskutim në këtë kohë që duhet të adresohen”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, diplomati amerikan në një intervistë për gazetën serbe “Blic” ka thënë se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë, siç kanë bërë deri më tani, zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit.
Pas vizitës në Prishtinë, bashkë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Palmer ka qëndruar në Beograd, para takimit të paralajmëruar gjatë këtij muaji në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Bruksel, për të rifilluar dialogun.
I pyetur se çfarë është arritur gjatë këtyre vizitave dhe takimeve me krerët e dy shteteve, ai tha ka edhe shumë punë për të bërë, “por ne do të dëshironim të shihnim të dy palët që sërish seriozisht të angazhohen në procesin që do të çojë në një marrëveshje dhe normalizimin e marrëdhënieve, dhe t’iu hapë rrugën Evropës.
“Shtetet e Bashkuara nuk janë palë në negociata, por ne jemi aktorë dhe partnerë të përfshirë në proces. Unë punoj ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE Miroslav Lajçak, dhe ne të dy punojmë ngushtë me Beogradin dhe Prishtinën për t’i ndihmuar ata të identifikojnë fushat ku duhet të punojnë.Ai mendon se është absolutisht e mundur që Kurti dhe Vuçiç gjatë këtij viti të nënshkruajnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Mendoj se kjo është absolutisht e mundur. Por, u takon atyre dhe ajo që ne do të dëshironim të bënim është t’i inkurajojmë ata që të përfshihen. Si Presidenti Vuçiç ashtu edhe Kryeministri Kurti kanë mbështetje të fortë politike, ata janë në gjendje të përfshihen seriozisht në të gjithë procesin, të identifikojnë pjesët ku mund të arrihet një marrëveshje dhe të ndihmojnë të gjithë procesin të ecë përpara”, tha ai.
Mes të tjerash ai theksoi se qëllimi i dialogut është normalizimi i plotë i marrëdhënieve.
“Kjo është ajo që është e nevojshme në mënyrë që të rivendoset perspektiva evropiane për të cilën aspirojnë Serbia dhe Kosova. Dhe Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht këtë. Vizioni ynë për Ballkanin Perëndimor është një rajon i qëndrueshëm, paqësor, prosperues dhe i përfshirë plotësisht në BE dhe unionin Euro-Atlantik. Sa i përket asaj që do të nevojitet për këtë, do të duhet vullneti për t’u ulur dhe për të punohet për këtë, për të identifikuar pikat e nevojshme të kompromisit dhe të shkohet përpara. Sa i përket Shteteve të Bashkuara, ne e shohim njohjen e ndërsjellë si një epilog që në fund e lë këtë temë në të kaluarën dhe i vendos Serbinë dhe Kosovën në një pozicion për të ecur përpara. Por do të duhet kohë dhe do të jetë punë e vështirë”, tha ai.
Palmer ka folur edhe për “non-paper” që rrodhën në media kohët e fundit, sipas të cilave parashihej ndryshimi i kufijve në Ballkan.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...