Lajme

Palmer flet rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi: Kemi qëndrim të njëjtë me BE’në, por te ata ka zëra të ndryshëm

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 02 July 2020

Zëvendësndihmës sekretari i SHBA’së, Mattheë Palmer ka thënë se amerikanët dhe BE’ja nuk janë rivalë dhe ndajnë të njëjtat synime për Ballkanin Perëndimor. Mirëpo sipas tij, Brenda unionit ka zëra të ndarë sa i përket këtij rajoni, shkruan Gazeta Metro.

Kështu tha ai sot në një bisedë të përbashkët me të dërguarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajcak.

Në një video-konferencë “Dialogu Ballkanik”, të organizuar nga “Concordia”, “The East Ëest Institute” dhe “The Belgrade Fund for Political Excellence”, Palmer tha se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në rajon.

-Advertisement-

Ai theksoi se mendon që njëjtë është qasur edhe BE’ja ,vecç se Brenda unionit ka zëra të ndryshëm dhe janë të ndarë, sa i përket zgjidhjet së problemit, përcjell Gazeta Metro.

“Ne kemi një qëllim të përbashkët dhe një vizion të përbashkët për Ballkanin Perëndimor, dhe ne jemi partnerë për këtë çështje”, tha Palmer.

Lajçak në anën tjetër theksoi se qeveria e re në Beograd tani është më e fortë se kurrë, dhe se nëse nuk arrin dot rezultate tani, ajo kurrë nuk do të jetë në gjendje ta bëjë një gjë të tillë.

Ai kujtoi se dialogu po hyn në vitin e tij të dhjetë dhe se nuk dëshiron dhjetë vjet të tjera që ai të përmbyllet.

Kujtojmë se SHBA thirri takim më 27 qershor palën kosovare dhe atë serbe, por takimi u anulua, pas propozim-aktakuzës nga Prokurori i Specializuar ndaj Presidentit Hashim Thaçi.

Sa i përket BE’së, presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se është gati për samitin e Parisit, mirëpo kryeministri Kosovar, Avdullah Hoti nuk ka konfirmuar se do të marrë pjesë ende.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera